Chelsea e ka mposhtur 3:0 Leicester Cityn
Chelsea u është rikthyer fitoreve në Premierligë, pas humbjes prej 2:0 nga Tottenham. “Blutë e Londrës” mposhtë 3:0 kampionin Leicester Cityn.
Golat për ekipin e Contes i shënuan Marcos Alonso (6’ dhe 51’) si dhe Pedro Rodriguez (71’).
Pas kësaj fitore, Chelsea ka shkuar në kuotën e 52 pikëve, shtatë më shumë se Tottenhami.