“Chelsea mund ta humbë pozitën e parë”

Futboll

“Chelsea mund ta humbë pozitën e parë”

Më: 14 janar 2017 Në ora: 09:39
Lojtarët e Chelsea

Eden Hazard mendon se lojtarët e Chelseas duhet të jenë të kujdesshëm sepse mund ta humbin vendin e parë në Premierligë

Pas njëzet xhirove të zhvilluara në Premierligë skuadra e Chelsea po i prinë renditjes tabelore 49 pikë të tubuara, pesë më shumë sesa përcjellësi i parë, Liverpooli.

Ylli i Chelseas, Eden Hazard mendon se lojtarët e skuadrës nga ‘Stemford Bridge’ duhet të jenë të kujdesshëm sepse mund ta humbin vendin e parë në Premierligë

"Ne e dimë se kjo ligë është e vështirë, çdo gjë mund të ndodhë", ka thënë reprezentuesi belg për  talkSPORT.

"Tani, ne jemi të parët të ligë, por ekipet e tjera janë shumë të forta dhe ata duan që sa më shpejtë të na afrohen. Ne duhet të jenë të gatshëm për çdo gjë, ne jemi në këtë pozicion dhe ne e dimë se çfarë të bëjmë.", ka deklaruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat