Roma vendos ta blejë Szczesnyn

Futboll

Roma vendos ta blejë Szczesnyn

Më: 11 janar 2017 Në ora: 23:04
Wojciech Szczesny

Wojciech Szczesny shumë shpejtë do të nënshkruajë kontratë me Romën.

Tash e dy vite portier polak është i huazuar nga Arsenali te Roma në Serie A.

Që nga ardhja e Petr Cech, në Emirates nuk ka pasur vend për Szczesnyn i cili tashmë pritet që përfundimisht të bëhet një futbollist i skuadrës nga kryeqyteti italian.

Siç raporton e përditshmja italiane Corriere dello Sport, palët kanë rënë dakord që Roma të paguajë 15 milionë funte për ta blerë kartonin e plotë të portierit.

Szczesny ka qenë i pazëvendësueshëm në portën e Romës këtë stinor, pasi që ka mbrojtur në 19 ndeshje të Serie A. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat