Roma kërkon Moutinhon

Futboll

Roma kërkon Moutinhon

Më: 11 janar 2017 Në ora: 19:40
Joao Moutinho

Joao Moutinho është kthyer në një objektiv për klubin italian.

Roma është në kërkim të një mesfushori dhe Joao Moutinho shihet si lojtari ideal për këtë repart në skuadrën e Luciano Spallettit.

Moutinho që ka prishur marrëdhëniet me skuadrën e tij Monaco, me shumë gjasë do të huazohet te ndonjë skuadër gjatë muajit janar dhe Roma është një prej kandidatëve për ta rrëmbyer portugezin.

Siç shkruan Gazzetta dello Sport, problemi kryesor qëndron te paga e lartë e lojtarit që ai përfiton te Monaco prej 4 milionë eurosh në vit, ndërsa Roma nuk ka mundësi t’i ofrojë më shumë se 2 milionë.

‘Giallorossët’, janë interesuar për 30-vjeçarin edhe gjatë afatit kalimtar të verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat