Gagliardini: Realizova një ëndërr, mezi po pres të filloj

Futboll

Gagliardini: Realizova një ëndërr, mezi po pres të filloj

Më: 11 janar 2017 Në ora: 17:42
Gagliardini e Pioli

Transferimi më i ri i Interit, Roberto Gagliardini, ka folur pas zyrtarizimit të marrëveshjes me skuadrën nga Milano.

Ish-ylli i Atalantas ka thënë mezi pret të fillon aventurën e re dhe shpreson të ndihmojë skuadrën për të arritur qëllimet.

Image
Gagliardini dhe Javier Zanetti në qendrën stërvitore të Interit.

“Jam i lumtur që jam pjesë e Interit, është një ëndërr që u realizua”, ka thënë Gagliardini.

“Mezi po pres të punoj me Piolin, të ndihmoj shokët dhe natyrisht të veshë këtë fanellë në San Siro para tifozëve të Interit”.

“Shpresoj të jap kontributin tim për qëllimet ekipore pasi ky klub e meriton”, ka shtuar transferimi më i ri i Interit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat