Oscar: Superliga e Kinës mund të rivalizojë Premierligën

Futboll

Oscar: Superliga e Kinës mund të rivalizojë Premierligën

Më: 11 janar 2017 Në ora: 09:04
Oscar

Oscar, mesfushori i Shanghai SIPG, mendon se Superliga e Kinës mund të rivalizoj Premierligën

Superliga e Kinës është bërë shumë joshëse për yjet e futbollit. Klubet kineze së fundi kanë transferuar lojtar të mëdhenjtë.

Fjala është për Carlos Tevez, Axel Witsel, Ramires, Alex Teixeira, Ezequiel Lavezzi, John Obi Mikel, Graziano Pelle, Burak Yilmaz, Paulinho, Renato Augusto, Fredy Guarin dhe Jackson Martinez.

Oscar, i cili u transferua nga Chelsea në Shanghai SIPG, për 60 milionë euro, mendon se Superliga e Kinës mund të rivalizoj Premierligën, përcjell Express.

“Nëse klubet kineze vazhdojnë në këtë mënyrë, ndoshta do ta rivalizojnë Premierligën, sepse ata kanë shumë projekte të mira," tha ai për Sky Sports.

"Sigurisht Premierliga ka nivel më të lartë të lojtarëve, por djemtë kineze janë shumë të mirë”, ka theksuar braziliani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat