Zgjerimi i Botërorit, protestojnë klubet europiane: Vendim politik

Futboll

Zgjerimi i Botërorit, protestojnë klubet europiane: Vendim politik

Më: 11 janar 2017 Në ora: 07:54
Foto ilustrim

Komiteti ekzekutiv i FIFA-s miratoi me vendim unanim të plotë zgjerimin e kupës së botës. Duke filluar nga viti 2026 kampionati botëror nuk do të zhvillohet më me 32 përfaqësuese, por me 48.

Ky ishte një nga projektet kryesore që presidenti i qeverisë botërore të futbollit Gianni Infantino paraqiti në platformën e tij përpara se të emërohej dhe tashmë gjithçka është kthyer në realitet.

Megjithatë ka edhe zëra kundër këtij vendimi. Shoqata e klubeve evropian që përfaqëson të drejtat e më shumë se 200 klubeve në kontinentin e vjetër ka protestuar haptazi ndaj këtij vendimi duke e quajtur zgjerimin e kupës së botës, një vendim i ndikuar politikisht.

“Është një vendim më shumë politik se sportiv, i marrë nën presion të fuqishëm politik, diçka vërtetë e papranueshme. Na duket e çuditshme që të vendoset kaq shpejt për një garën që do të zhvillohet pas 9 vitesh, për më shumë që nuk u pyet ajo pjesë që do të ndikohet më së shumti nga ky vendimt. Nuk e kuptojmë nevojën e ndryshimit të formulës aktuale me 32 skuadra. Formula e re nuk do të ndihmoj askënd, nuk do të rrisë nivelin e futbollit dhe nuk do ti shtoj mundësitë e vendeve të vogla”, kjo ishte deklaratë e drejtpërdrejt e shoqatës së klubeve evropiane.

Në këtë shoqatë e cila drejtohet nga Karl Hainz Rummenige bëjnë pjesë ndër të tjera klube të njohura si Barcelona, Reali i Madridit, Manchester United, Chelsea, Liverpooli, Bayerni i Munihut, Milani, Juventusi dhe Interi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat