Zyrtare: Jovetic largohet nga Interi, i bashkohet Sevillas

Futboll

Zyrtare: Jovetic largohet nga Interi, i bashkohet Sevillas

Më: 10 janar 2017 Në ora: 18:57
Malazezi do ta bartë fanellën me numrin 16

Stevan Jovetic është larguar zyrtarisht nga Interi për t’iu bashkuar Sevillas deri në fund të sezonit.

Futbollisti malazez mund të nënshkruajë kontratë të përhershme me andaluzianët në afatin veror, mirëpo ata duhet t’u paguajnë 14 milionë euro Nerazzurrëve.

Aktivizimi i klauzolës për opsionin e blerjes është i lidhur me një numër të caktuar paraqitjesh me klubin spanjoll.

27-vjeçari shkon për herë të parë në Spanjë, ndërsa deri më tani ka luajtur në Itali (Fiorentina dhe Inter) dhe në Angli (Manchester City).

Në këtë edicion, ai është paraqitur vetëm në pesë ndeshje në Serie A, edhe atë si zëvendësues.

Image
Gjatë testeve mjekësore
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat