Interi gjobit Jovetiçin para se të transferohet te Sevilla

Futboll

Interi gjobit Jovetiçin para se të transferohet te Sevilla

Më: 9 janar 2017 Në ora: 17:31
Stevan Jovetiç

Largimi i Stevan Jovetiç nga Interi tashmë është çështje orësh.

Por klubi zikaltër nuk do t’i japë lamtumirën dështimit malazez pa u hakmarrë më parë ndaj tij për deklaratat e lëshuara në media.

Sipas “Tuttosport”, klubi zikaltër ka vendosur të gjobitë futbollistin malazez, i cili i vuri fajin klubit për mosaktivizimin e tij gjatë këtij sezoni.

“Unë isha gati për të luajtur, mos më pyetni mua se pse qëndroja gjithmonë në stol”, kanë qenë fjalët e futbollistit që nuk i kanë pëlqyer zikaltërve, të cilët kanë ndërmarrë një masë administrative ndaj Jovetiç.

Suning ka vendosur që futbollisti duhet të paguajë këtë gjobë për deklarata kundër klubit e më pas të kalojë te Sevilla, në formë huazimi me të drejtën e blerjes përfundimtare që do të ushtrohet pas pagesës së një shifre prej 10-12 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat