KF Tirana sqaron situatën

Futboll

KF Tirana sqaron situatën

Më: 9 janar 2017 Në ora: 14:58
Futbollistët e Tiranës

Tirana përmes një deklarate për shtyp, ka kërkuar të sqarojë çështjen e futbollistëve që nuk kanë udhëtuar me skuadrën drejt Antalias: “Erjon Vucaj, Ansi Nika dhe Enriko Papa kanë kërkuar largimin nga skuadra, për shkak se nuk kanë gjetur hapësira në formacion. Ata kanë kërkuar zgjidhjen e kontratave. Klubi nuk i ka penguar, por ka lejuar largimin e tyre, duke qenë se nuk ishin në planet teknike për pjesën e dyte të sezonit. Argjend Mustafa nuk është grumbulluar me skuadrën në Turqi, sepse, po ashtu, nuk është në planet e Josës për pjesën e dytë të sezonit, për shkak të pamundësisë fizike të lojtarit. Stafi mjekësor ka ndjekur ecurinë e dëmtimit të tij dhe ka kryer kontrollet e nevojshme, që vërtetojnë se lojtari nuk mund të jetë i gatshëm. Kontrata e lidhur me të përcakton fundin e marrëveshjes, nëse rikuperimi nuk do të arrihej në kohë. Gjergji Muzaka është lënë jashtë skuadrës për shkak të gjyqit të hapur prej tij në Federatën Shqiptarë të Futbollit. Situata e plotë për këtë futbollist do të bëhet publike pasi të përfundojë gjyqi në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat