Ibrahimovic ia ka bërë një dhuratë të pabesueshme gruas për Krishtlindje

Futboll

Ibrahimovic ia ka bërë një dhuratë të pabesueshme gruas për Krishtlindje

Më: 8 janar 2017 Në ora: 12:38
Zlatan Ibrahimovic me gruan

Zlatan Ibrahimovic është i paparashikueshëm edhe jashtë fushës.

Ai ia ka bërë një dhuratë unike gruas së tij, Helena, për Krishtlindje.

Burime të afërta të suedezit i kanë thënë gazetës “The Sun” se Ibra ia ka bërë dhuratë gruas, një foto të tij gjatë festimit të golit ndaj WBA-së.

Lajmi ka bërë bujë të madhe sot në Angli, derisa e tregon edhe një herë karakterin karizmatik të Ibras.

Kjo dhuratë na kujton deklaratën e tij të famshme kur ishte pyetur se çfarë i kishte dhuruar gruas për ditëlindje, teksa ishte përgjigjur: “Asgjë, dhurata për të është vetë Zlatan”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat