Costa: Nuk do të jap mendimin tim për gjyqtarët

Futboll

Costa: Nuk do të jap mendimin tim për gjyqtarët

Më: 5 janar 2017 Në ora: 17:21
Costa

Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa, tashmë nuk flet për gjyqtarët sikur në vitet e kaluara. Ai është i rezervuar në këtë drejtim, sepse disa herë i kishte kushtuar me pezullim.  Ai ka qenë shpeshherë i dënuar për shkak të sjelljeve të tij në fushë, por thotë se nuk do të rrezikonte për një dënim tjetër, që sipas tij do të ndodhte nëse do të thoshte mendimin e tij për gjyqtarët anglez.  “Nuk do të jap mendimin tim për gjyqtarët anglez, sepse do të dënohesha me katër apo pesë ndeshje moslojë”, ka thënë Costa. Sulmuesi spanjoll është në formë të mirë dhe deri më tash ka realizuar 14 gola, duke udhëheq listën e shënuesve pas 20 jave në Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat