Rashica në llupën e një ekipit të madh europian

Futboll

Rashica në llupën e një ekipit të madh europian

Nga: K.G. Më: 4 janar 2017 Në ora: 17:27
Rashica

Skuadra e mirënjohur holandeze, Ajax, kërkon një mesfushor të shquar për pjesën e dytë të kampionatit dhe ka në kombinim disa nga futbollistët, ndër ta edhe talentin e madh nga Kosova, Milot Rashica. Futbollisti nga Vushtrria është anëtar i kombëtares së Kosovës dhe i klubit Vitesse nga Holanda, por shërbimet e tija i do Ajax-i.  Futbollisti vushtrrias po shkëlqen në fanellën e Vitesses, me të cilën ka realizuar 8 gola dhe 10 asistime që nga vera e vitit 2015, shkruan mes të tjera faqja e “ajaxdaily.com”. Me një fjalë, Rashica është në llupën e ekipit të madh europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat