Fjala e drejtorit të Pascara-s për Manajn

Futboll

Fjala e drejtorit të Pascara-s për Manajn

Më: 4 janar 2017 Në ora: 17:09
Manaj në aksion

Drejtori sportiv i Pescara-s, Luka Leone, ka folur në studion e “Sportitalia” në lidhje me disa tema të ndryshme që kanë të bëjnë me skuadrën që po rrezikon seriozisht rënien në Serie B sezonin e ardhshëm. Ndër të tjera, ai ka folur edhe për problemet që ekipi ka shfaqur në sulm, ku është prekur çështja e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Rei Manaj. “Në fillim të sezonit na u krijuan iluzione se do ia dilnim mbanë me lojtarët që kishim, si për shembull Manaj. Sidomos në ndeshjet e para, ato ndaj Napolit dhe Sasuolos, krijuam shumë raste për shënim dhe në atë muaj lojtarët jepnin garanci edhe në fazën sulmuese, por më pas rezultoi kështu”, ka thënë Leone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat