Guraziu: Nuk ka siguri, por Liria s’e ka problem mbijetesën!

Futboll

Guraziu: Nuk ka siguri, por Liria s’e ka problem mbijetesën!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 janar 2017 Në ora: 15:54
Guraziu në aksion

Liria nga Prizreni është përforcuar me një sulmues me përvojë për pjesën pranverore të elitës së futbollit. Fillim Guraziu konsiderohet si përforcim adekuat për klubin me renome, që përfundojë në vend të shtatë me 20 pikë të mbledhura ose ka 6 fitore, 2 barazime e 9 humbje me goldallim me 18:19. Guraziu vlerëson se ka bërë hapin e duhur që vendosi t’i bashkohet Lirisë dhe premton se do të japë maksimumin për kolektivin e ri. Sulmuesi ka qenë pjesë e Hajvalisë, por kishte pasur vjeshtë shumë të zymtë me këtë ekip! Guraziu deklaron për gazetën kombëtare “Bota sot” se janë disa arsye që e shtynë t’i bashkohet Lirisë: “Dëshira ime ka qenë me u bërë pjesë e Lirisë dhe e arrita këtë synim. Sepse një kohë të gjatë kam luajtur larg shtëpisë, kështu që udhëtimi shumë herë me ka bërë edhe të lodhem”. “Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur, e imja është të punojë dhe të jam në formë sa më të mirë për pjesën e pranverore”, theksoi ai.  Liria është në mesin e renditjes, por sipas Guraziut...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat