Daja flet për ambiciet me Skënderbeun

Futboll

Daja flet për ambiciet me Skënderbeun

Më: 4 janar 2017 Në ora: 15:28
Pamje nga stërvitja e sotme

Pas arritjes së akordit, vjen edhe prezantimi. Ilir Daja ka marrë zyrtarisht drejtimin e Skënderbeut dhe ka drejtuar seancën e parë të kuqebardhëve, në fushën e “Tropikal Resort”. Trajneri kryeqytetas është prezantuar ditën e sotme nga presidenti i klubit juglindor, Ardian Takaj. Së bashku me teknikun Daja është prezantuar edhe ndihmësi i tij, i cili është një emër i njohur i futbollit shqiptar, Ardian Mema. Ndërkohë, gjatë prezantimit të tij, Ilir Daja i ka vënë vetes objektiv titullin kampion, çka është edhe kusht për rinovimin automatik të kontratës aktuale 6-mujore me 2 vite të tjera. Ai u shpreh se skuadra më e ri e tij do të luftojë për titullin kampion deri në fund: “Kemi skuadër të mirë dhe do të luajmë për të fituar titullin. Jam i respektuar që jam sot këtu dhe besoj se do të marrim më të mirën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat