Sadiku e konfirmon: E njoh mjaft mirë Luganon

Futboll

Sadiku e konfirmon: E njoh mjaft mirë Luganon

Më: 4 janar 2017 Në ora: 11:13
Armando Sadiku

Futbollisti Armando Sadiku mund ta shohim sërish në Superligën e Zvicrës. Sulmuesi i Kombëtares ka deklaruar që kanë nisur bisedimet për një rikthim të mundshëm në Zvicër.
Duke folur për “tio.ch”, Sadiku ka konfirmuar se e ardhmja mund ta shohë sërish te bardhezinjtë, raporton Albeu. 

“E njoh mjaft mirë Luganon dhe ambientin që e rrethon. Gjatë kohës që isha pjesë e kësaj skuadre kam kaluar një periudhë shumë të mirë, por nuk mundëm që ta ngjisim skuadrën në Superligë. Tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe ekipi po lufton për të mbijetuar. Sa i përket Trammezzanit ... nuk mund të flas ndryshe ve se për mirë. 
Di që palët po bisedojnë, agjenti im po merret me situatën dhe të shohim si do ecin gjërat. Në këtë moment preferoj të mos flas dhe të pres si do të zhvillohen ngjarjet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat