Mavraj: Qëllimi i ekipit është mbijetesa

Futboll

Mavraj: Qëllimi i ekipit është mbijetesa

Më: 4 janar 2017 Në ora: 10:22
Mërgim Mavraj

Mërgim Mavraj nisi një aventurë të re në kampionatin gjerman, detyra për 30-vjeçarin është e vështirë, pasi duhet të ndihmojë Hamburg të qëndrojë në kategori. Mavraj foli për herë të parë për mediat vendase.

Mërgim Mavraj, futbollist i Hamburg dhe Kombëtares: Jam i gëzuar që jam te Hamburg. Qëllimi për këtë sezon është mbijetesa në Bundesliga 1. Unë pres që të kem një rol kryesor në këtë skuadër dhe dua që të marrë përgjegjësitë e mia. Hamburg është një ekip i madh dhe dua që tifozët të jenë të lumtur gjatë pjesës së dytë të sezonit.

Hamburg ku firmosi deri në qershor të 2019 është ekipi i pestë në karrierën e Mërgim Mavrajt. Më parë është aktivizuar me Darmstadt, Bochum, Greuther Furth dhe Koln.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat