Manchester City fiton edhe me një lojtar më pak

Futboll

Manchester City fiton edhe me një lojtar më pak

Nga: K.Goca Më: 2 janar 2017 Në ora: 17:50
Pamje nga ndeshja e sotme

Manchester City plot 58 luajti me një futbollist më pak, pasi që Fernandiho u përjashtua direkt me karton të kuq. Manchester City edhe pse me një futbollist me pak ia doli të triumfoi me rezultat 2:1 kundër Burnleyt, në takimin që u luajt në stadiumin ‘Etihad’. Në minutën e 32-të, Fernandinho bëri një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj Gudmundsson dhe gjyqtari pa menduar shumë e ndëshkoi me karton të kuq. ‘MIlionerët’ edhe pse mbeten me një futbollist me pak nuk i pengojë që të dalin triumfues. Në minutën e 58-të, Gael Clichy nga një pozicion mjaft të vështirë nga rreth 17-18 metra me goditje përtokë e mposhti portierin mysafir, 1:0 për Cityn. Pas katër minutave Sergio Aguero e dyfishoi rezultatin dhe duke i dhënë qetësinë edhe trajnerit të tij, Pep Guardolës. Megjithatë, mysafirët ngushtuan humbjen në 2:1 me golin e Mee në minutën e 72-të. Pas 20 jave në Premier League Manchester Cityt është në vend të tretë me 42 pikë, ka një takim më shumë se lideri Chelsea që ka 49 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat