Arturo Vidal “pëlqen” bashkimin me trajnerin Conte te Chelsea

Futboll

Arturo Vidal “pëlqen” bashkimin me trajnerin Conte te Chelsea

Më: 2 janar 2017 Në ora: 15:34
Arturo Vidal

Një “like” në Instagram ka vënë në lëvizje tabloidët në Angli, të cilët insistojnë se Arturo Vidal do të transferohet nga Bayern i Munihut te Chelsea, për t’u ribashkuar me trajnerin Antonio Conte. Zërat për një transferim të tillë kanë dalë prej disa ditësh, por shtypi anglez, në kërkim të një “treguesi” për ta bërë më të besueshëm, ka “zbuluar” se kiliani i ka bërë “like” një fotoje në Instagram ku flitet për bashkimin e mundshëm me Conten.

Fotoja shfaq një moment festimi mes tij e trajnerit, që nga koha kur të dy ishin te Juventus. Vështirë të kuptosh nëse Vidal thjesht ka shprehur kënaqësinë për një moment që i sjell në kujtesë sukseset në Itali, apo i pëlqen vërtet transferimi në Londër.
Sido që të jetë, bëhet fjalë për një operacion që mund të marrë jetë vetëm në verë, duke ditur rëndësinë e lojtarit në planet e trajnerit Carlo Ancelotti dhe synimet që Bayern ka në Champions League.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat