Mziu ka disa hektarë tokë në Skandinavi!

Futboll

Mziu ka disa hektarë tokë në Skandinavi!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 janar 2017 Në ora: 12:40
Mziu

Ish-futbollisti i Trepçës nga Mitrovica, Afrim Mziu, ka disa hektarë tokë dhe disa kuaj në Suedi, e cila po i shkon fortë mirë, si dhe i është mirënjohës edhe kësaj zeje, sepse ia ka parë shumë hairin. “Në Suedi e kam firmën e kuajve. Kam 12 kuaj, tokë dhe pesë punëtorë shqiptarë. Kuajt gjithë me kanë pëlqyer edhe kur isha i vogël dhe nuk duhet të harrojmë se e kemi pasur si traditë ne shqiptarët që ta kemi nga një kali sidomos në fshat.  Disa lloj kuaj i kam sportiv dhe janë shumë të kushtueshëm, sepse ata janë të posaçëm vetëm për gara. Kemi edhe disa kuaj që i shfrytëzojnë nxënësit, i marrin e shëtisin me ta. Planifikojë që një ditë këtë biznes të hapi edhe në shtetin tim, sepse kuajt me pëlqejnë shumë”, tha Mziu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat