Muriqi kujton luftën e Kosovës: Nuk kishim ushqim, flinin 50 persona në një dhomë

Futboll

Muriqi kujton luftën e Kosovës: Nuk kishim ushqim, flinin 50 persona në një dhomë

Më: 1 janar 2017 Në ora: 22:59
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi, i cili luan për skuadrën turke të Genclerbirligit, kujton momentet e hidhura të fëmijërisë gjatë luftës së Kosovës.

Përjetimet e fëmijërisë së luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 thotë se kanë ngjashmëri me tragjedinë në Siri.

“Unë jam personi që mund ta kuptojë më së miri se çfarë po ndodh në Siri. Ata janë në një situatë shumë të tmerrshme”, ka thënë Muriqi gjatë një interviste për agjencinë Anadolu.

Ai ka kujtuar kohën kur së bashku me prindërit kishte lënë shtëpinë dhe kanë migruar në një vend tjetër.

“Ne kemi qëndruar në një shtëpi 50-55 persona, por pastaj kemi emigruar. Kemi filluar të jetojmë në një dhomë të vetme së bashku mbi 50 njerëz. Kemi fjetur në beton në një bodrum për dy ditë”, ka thënë 22-vjeçari.

Gjatë sulmeve barbare serbe në Kosovë në mes të 28 shkurtit 1998 dhe 11 qershor 1999 janë vrarë rreth dhjetëmijë shqiptarë, ku 1700 mbeten të zhdukur.

“Kemi pasur në dispozicion vetëm dy litra qumësht në ditë për 50 persona. Ne ishim fëmijë dhe kur kërkonim ushqim, nënat tona na thoshin se nuk kishin asgjë për të na dhënë”, shtoi ai.

Siria gjendet në një luftë civile shkatërrimtare që prej fillim të vitit 2011, ku regjimi i presidentit Bashar al-Assad konsiderohet se ka vrarë rreth 500 mijë njerëz dhe më shumë se 10 milionë persona janë zhvendosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat