Chelsea i pandalshëm, shënon fitoren e 13 më radhë

Futboll

Chelsea i pandalshëm, shënon fitoren e 13 më radhë

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 18:10
Chelsea

Chelsea ka shënuar fitore 4:2 ndaj Stoke Cityt, për të shënuar fitoren e 13 më radhë në Premierligë

Chelsea do ta mbyll vitin si lider i Premierligës, pasi në Stamford Bridge ka mposhtur Stoke Cityn me rezultat 4:2.

Golat për Chelsean në këtë ndeshje i shënuan Cahill, Willian dy dhe Diego Costa, ndërsa golat për Stoke i shënuan Indi dhe Crouch.

Pas fitores së 13 më radhë, Chelsea mban pozitën e parë me 49 pikë, nëntë më shumë se sa Liverpool në vendin e dytë që më vonë luan kundër Manchester Cityt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat