Futbolli i avancuar është një veprimtari ekonomike

Futboll

Futbolli i avancuar është një veprimtari ekonomike

Nga: Agron Selmani Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 17:47
Agron Selmani

Futbolli i avancuar është një veprimtari ekonomike e rëndësishme nëpërmjet së cilës ne formë permanente, të planifikuar dhe sistematike të garave në futboll arrihen rezultate te avancuara ,qarkullim të kapitalit dhe prodhim të profitit.

KF Llapi ka kërkuar që të largohet nga FFK-ja rregulli ku shkruan se një lojtar nën moshën 20 vjeçare duhet të jetë në fushë e një tjetër në bankë minimum.”

Në futbollin e avancuar logjikshëm nuk mund të promovojmë apo të krijojmë hapësira për lojtar të rinj në formë obligative sepse mund të thyhen parimet ekonomike ,pra lojtari dhe ekipi është një metodë dhe mjetë i qarkullimit të kapitalit dhe i krijimit të profitit dhe në fushën e gjelbërt gjithmon është tendenca të dalin ma të miret apo produkti i gatshëm futbollistik që nuk e rrezikon në asnjë mënyre parimin ekonomik pavarësisht moshës.
KF Llapi ka marr një iniciativë ( mendoj unë) edhe nisur nga fakti se tani më është koha që të përcaktohemi për mënyrën dhe nivelin e garimit në superligë pra në nivelin çfarë aktualisht e kemi apo një nivel më i avancuar duke përfitua edhe nga përvoja e vendeve të rajonit.
KF Liria po ashtu ka bërë një reagim refuzues por që un nuk shoh ndonjë të keqe, duke e zbuluar njëkohësisht edhe strategjinë e vetë që në fokus është krijimi i hapësirës për lojtarët e rinj por qe askush nuk mund të ia mohoj apo te ia ndaloj që këtë strategji ta implementoj brenda për brenda klubit te vet si një investim i cili do të materializohet me kohë.
Interpretimet mundë të jenë ndryshme, normal se ka shumë raste pozitive të inkuadrimit të lojtarëve nën moshën 20 vjeç, të kujtojmë rastin e Milot Rashices,Ylber Ramadanit ,etj . por në anën tjetër inkuadrimi obligativ i një lojtari nën moshën 20 vjeç por që ende nuk e ka kushtimisht përvojën apo pjekurin e duhur apo me pak fjal nuk inkorporohet mjaftueshëm në formacionin startues mund të kuptohet dhe është ndikim i drejtpërdrejt në performancën e ekipës.Trajnerit duhet të i ofrohen kushte optimale për punë që në mënyrë të pavarur të ushtroj punën e vetë dhe rregullorja në fjalë është presion dhe ndikim në punën e trajnerit sepse e obligon të marr një vendim mbase të pavullnetshëm.
Por a do te duhej te ishte pikënisja e avancimit te futbollit te Kosovës mu te kjo rregullore unë mendoj se jo, futbolli i Kosovës ka edhe shume problem te tjera me madhore si psh:
-Pronësia e Klubeve
-Infrastruktura sportive e klubeve( Ka klube të superliges që ende nuk dihet se ku do te i zhvillojnë ndeshjet dhe është ndikim direkt në perfomansën e ekipit) 
-Burimet Njerëzore ne klube.
-Financat e qëndrueshme ( Klubet qe futen ne gara pa financa te qëndrueshme dhe rrezikojnë kontinuitetin e garave)
-Klubet e superliges mundë te formojn ekipet B dhe te zhvillojn gara ne formën si zhvillojnë ekipet e para dhe do te eliminohet vetvetiu ky problem ( Arsyetimi me kosto nuk qëndron sepse këtu kemi te bejm me nivelin elitar te futbollit te Kosovës)
Megjithatë unë mendoj se hapja e këtyre temave janë rezultate i tranzicionit që po pëson futbolli kosovar me rastin e pranimit ne UEFA dhe FIFA dhe sa më shpejtë të hapen këto tema aq me shpejt do te kompensojmë një pjesë të kohës së humbur nga shkaku i izolimit të futbollit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat