Chelsea gjen zëvendësuesin e Oscar, është një super-yll

Futboll

Chelsea gjen zëvendësuesin e Oscar, është një super-yll

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 00:27
Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Calhanoglu

Skuadra lidere e Premierligës, Chelsea, ka gjetur zëvendësuesin e Oscar.

Braziliani Oscar javën e kaluar u zyrtarizua në Kinë te skuadra e Shanghai SIGP për 60 milionë euro.

Është mesfushori i Bayer Leverkusenit, që po vëzhgohet nga Chelsea, raporton ‘the sun’.

Calhanoglu në dy sezonet e fundit, ka regjistruar paraqitje të shkëlqyera te Leverkusen, duke pasur meritat kryesore për të arriturat e skuadrës gjermane.

Për 22 vjeçarin Chelsea tashmë ka gati ofertën prej 25 milionë eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat