Guardiola: Ja pse Chelsea mund ta fitojë titullin

Futboll

Guardiola: Ja pse Chelsea mund ta fitojë titullin

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 00:19
Pep Gardiola

Pep Gardiola mendon se Chelsea mund ta fitojë titullin për faktin se bën gara vetëm në Premierligë.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mendon se Chelsea dhe Liverpooli janë dukshëm në përparësi për të fituar këtë edicion titullin.

Sipas ish trajnerit të Barcelonës, dy skuadrat e lartpërmendura nuk luajnë në Ligën e Kampionëve, diçka që sipas tij i favorizon në luftën për titullin e Premierligës.

“Kur Liverpooli ishte afër që ta fitonte titullin, ata luanin vetëm një ndeshje në javë”, tha fillimisht Guardiola.

“Ngjashëm edhe Leicesteri sezonin e kaluar. Derisa këtë vit, janë në atë pozicion Chelsea e Liverpooli”, shtoi më tej spanjolli kur u pyet për favoritët e Premierligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat