Juve siguron transferimin e parë për janar

Futboll

Juve siguron transferimin e parë për janar

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 19:15
Tomas Rincon

Juventus kërkon ta përforcojë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.

Afati kalimtar i janarit pritet të sjellë ndryshime te kampioni i Italisë. Mesfushori defanziv i Genoas, Tomas Rincon është shumë pranë kalimit te ‘Zonja e Vjetër’.

Këtë lajm e ka konfirmuar sot eksperti i transferimeve në Itali, Gianluca Di Marzio.

Sipas gazetarit të Sky, Rincon do të kalojë te Juve në formë huazimi për gjashtë muaj dhe në qershor ‘Bianconerët’ do të kenë të drejtë ta blejnë lojtarin.

Mediat në Itali njoftojnë që Juve do të paguajë fillimisht 2 milionë euro në arkat e Genoas dhe nëse vendos që ta blejë lojtarin ata do të detyrohen të shtojnë edhe 7 milionë të tjera.

Rincon është pjesë e Genoas që nga viti 2014, derisa më 13 janar ai do të mbushë 29 vjet

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat