Tevez, ja sa paguhet në minutë!

Futboll

Tevez, ja sa paguhet në minutë!

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 18:50
Tevez

Transferimi i bujshëm i Carlos Tevezit, që po merr formë këtë muaj, do ta bëjë futbollistin argjentinas më të paguarin në planet në sportin që ai praktikon.
Sulmuesi latin është në detajet e fundit të kalimit në Superligën kineze, që është kthyer brenda pak vitesh në një destinacion joshës për shumë yje të futbollit, kjo falë milionave që po shpenzohen pa kriter.
32-vjeçari Tevez pritet të prezantohet në ditët e para të janarit me fanellën e skuadrës së Shangai Shenhua, pasi u bind për të braktisur ekipin e zemrës, Boca Juniors, për një aventurë të guximshme në fundin e karrierës. Trajneri Gus Poje, që drejton kinezët, konfirmoi kalimin.
32-vjeçari argjentinas do të firmosë një kontratë faraonike me ekipin e Superligës kineze, ku do të përfitojë 38 milionë euro në vit, 3.5 milionë euro në muaj, 720 mijë euro në javë, 102 mijë euro në ditë, afërsisht 4 mijë euro në orë, 66 euro në minutë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat