Conte flet pas fitores së 12-të radhazi të Chelsea

Futboll

Conte flet pas fitores së 12-të radhazi të Chelsea

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 19:06
Antonio Conte

Chelsea regjistroi fitoren e 12-të më radhë në Premierligë, duke mposhtur 3:0 Bournemouthin.

I lumtur me këtë rezultat është ndarë trajneri Antonio Conte, i cili i kërkon skuadrës së tij që të vazhdojnë me këtë ecuri në kampionat.

“Luajtëm një ndeshje të mirë, kemi mundur të shënojmë edhe më shumë. Por jam i kënaqur edhe me këtë. Ne luajtëm pa dy lojtarë të rëndësishëm”, deklaroi Conte pas ndeshjes.

“Të fitosh 12 ndeshje radhazi në këtë ligë nuk është diçka e lehtë. Kemi bërë një ecuri fantastike dhe duhet të vazhdojmë me atë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat