Klopp: Chelsea është me fat

Futboll

Klopp: Chelsea është me fat

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 20:08
Chelsea

Jurgen Klopp beson se udhëheqësit e Premierligës, Chelsea, janë skuadër që kanë fatin në anën e tyre.

Gjermani thotë se mos lëndimet e lojtarëve kryesor të Chelsea, kanë bërë që ajo skuadër të jetë në krye të Premierligës.

Ai shton se edhe Liverpooli do të ishte në situatë të ngjashme, nëse nuk do të lëndoheshin Philippe Coutinho dhe Daniel Sturridge.

“Nuk ka sistem të përsosur në botën e futbollit, por nëse ata vazhdojnë kështu, do ta meritojnë titullin, askush nuk mund të ketë dyshime për këtë”, ka deklaruar Klopp.

“Por jam goxha i sigurt se deri më tani, Chelsea janë ekipi që ka pasur më së shumti fat me lëndimet. Ne humbëm Coutinhon dhe Sturridge, në takime dhe momente të vështira”.

“Nëse do t’u mungonin Hazard dhe Costa, situata nuk do të ishte e njëjtë për ta”, ka shtuar trajneri gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat