Courtois drejt kthimit në Madrid, tek rivali i Atleticos

Futboll

Courtois drejt kthimit në Madrid, tek rivali i Atleticos

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 15:54
Thibaut Courtois

Thibaut Courtois ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek skuadra angleze, Chelsea.

Për momentin trajneri Antonio Conte është i kënaqur me Chelsean e tij pasi është  duke kaluar një moment pozitiv, duke arritur 11 fitore radhazi e njëkohësisht duke u pozicionuar në krye të tabelës së klasifikimit të Ligës Premier me 43 pikë.

Fundi i kampionatit është ende larg por, ankthi ka pushtuar ‘Blutë’ e Londrës të cilët për sezonin e ardhshëm rrezikojnë të humbasin gardianin e portës së tyre, Thibaut Courtois, i cili duket se po përgatitet për tu rikthyer në Spanjë, konkretisht tek Reali i Madridit.

Image

 

Madje, një lajm i tillë nuk përbën aspak një sekret në kampin e Chelseat, sepse vetë belgu i ka rrëfyer shokëve të tij të skuadrës planet që ai ka për të ardhmen.

24-vjeçari, i cili më herët ka qenë pjesë e Atletico Madrid për tre sezone, duke fituar një titull kampion në La Liga, Kupën e Mbretit, Ligën e Evropës dhe ka arritur finalen e Ligës së Kampionëve, është shndërruar  në një emër që ofron siguri në portë, gjithashtu falë këtyre paraqitjeve është bërë pjesë dhe e listës së portierëve më të mirë.

Bisedimet mes palëve ende nuk kanë nisur por, një gjë është e sigurt, nëse Los Blancos do të kërkojnë me çdo kusht transferimin e tij, atëherë në dyert e Chelsea duhet paraqitur një ofertë e majme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat