Zyrtare: Oscar largohet nga Chelsea

Futboll

Zyrtare: Oscar largohet nga Chelsea

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 14:42
Oscar

Chelsea ka bërë të ditur se mesfushori Oscar, ka vendosur që t’i bashkohet klubit të Super Ligës Kineze, Shanghai SIPG.

Mesfushori brazilian, ka qëndruar për një kohë të gjatë në Stamford Bridge, duke fituar Premier Ligën, Europa Ligën dhe League Cup.

Ai nga Kina ka marrë një kontratë që parasheh për të një pagesë prej 20 milionë funtesh në vit, ndërsa Chelsea e shiti për 52 milionë funte. Kjo përbën edhe shitjen më të madhe që ky ekip ka bërë ndonjëherë.

“Oscar do të arrijë në Shanghai në ditët në vazhdim, dhe ai do të bëhet pjesë e ekipit tonë”, thuhet në një njoftim të Shanghai SIPG.

“Lojtari i cili shquhet për aftësitë e tij në sulm, do ta ndihmojë ekipin të fitojë titull në sezonin e ardhshëm”, shkruan Goal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat