Pas zyrtarizimit, vjen prezantimi i Oscarit me fanellën e Shanghai SIPG

Futboll

Pas zyrtarizimit, vjen prezantimi i Oscarit me fanellën e Shanghai SIPG

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 10:13
Oscar me fanellën e Shanghai SIPG

Ka përfunduar gjithçka rreth transferimit të Oscar në Kinë.

U konfirmua më parë se Chelsea dhe skuadra kineze, Shanghai SIPG, kanë arritur marrëveshje për Oscarin.

Transferimi i tij gjatë janarit në Kinë do të bëhet për shifrën rreth 60 milionë funte.

Pas këtij zyrtarizimi, ka ardhur edhe fotografia e mesfushorit brazilian me fanellën e skuadrës së Shanghait.

Ndryshe, Oscar do të ketë për trajner, portugezin Andres Villas-Boas, i cili më parë kishte drejtuar skuadrën e ‘Bluve’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat