Chelsea konfirmon shitjen e Oscarit në Kinë, bëhet futbollisti më i paguar në botë!

Futboll

Chelsea konfirmon shitjen e Oscarit në Kinë, bëhet futbollisti më i paguar në botë!

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 09:27
Oscari

Chelsea ka vendosur ta lë të lirë Oscarin të largohet.

Mesfushori brazilian nuk është një titullar fiks në formacionin e ‘Bluve’ që prej ardhjes së trajnerit italian, Antonio Conte.

Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak Oscarit, i cili ishte njëri ndër më të mirët që nga transferimi i tij nga Internacional te Chelsea dhe mendonte largimin.

Këtë situatë të tij e ka shfrytëzuar skuadra kineze, Shanghai SIPG, e cila trokiti në dyert e londinezëve duke bërë një ofertë të madhe për shërbimet e tij.

Pas kësaj, Chelsea kanë bërë të ditur se mesfushori Oscar do të nënshkruajë për Shanghai SIPG në janar, për një tarifë të raportuar prej 60 milionë funte.

Raportohet se ai do të paguhet 400.000 funte në javë, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në botë, të paktën deri sa Carlos Tevez t’i bashkohet Shanghai Shenhua dhe të fitojë shifrën e raportuar prej 615,000 në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat