Partizani triumfon ndaj Skënderbeut

Futboll

Partizani triumfon ndaj Skënderbeut

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 19:16
KF Partizani

Është mbyllur java e 18-të e Kampionatit Shqiptar, me supersfidën Skënderbeu nga Korça dhe Partizani i Tiranës, me fitoren e të kuqve me përmbysje 1:2. Për Partizanin është rikthyer Ekuban protagonist kryesor dhe udhëheqës i të kuqve, duke shënuar dy golat më të rëndësishëm të këtij viti kalendarik. Nga ana tjetër Skënderbeut nuk i ka mjaftuar dot Xhejms, ndonëse afrikani ishte protagonisti kryesor i ekipit korçar, me golin e avantazhit dhe një traversë. Një rezultat ky që i ka dhënë Partizanit vendin e dytë të klasifikimit, madje duke e afruar vetëm një pikë larg kreut, të mbajtur ekskluzivisht nga Kukësi, i shpallur kampion dimri. Kampionë në fuqi, të cilët kanë humbur dy ndeshjet e fundit, përkatësisht ndaj dy rivalëve kryesorë që i kanë, do të duhet të kënaqen vetëm me vendin e tretë në këtë fund viti. Për fitoren e Partizanit shënoi: Ekuban (34’ e 59’) dhe për Skënderbeun realizoi: Xhejmsi (10’). Kukësi kryeson me 36 pikë, një më shumë se Partizani, katër se Skënderbeu që renditet në vend të tretë. Luftëtari dhe Kukësi janë ndarë në një barazim 2:2 në ndeshjen e zhvilluar në Gjirokastër. Ndeshja është shoqëruar nga fillimi deri në fund nga një tension u dukshëm në dyluftimet e ashpra mes lojtarëve.

Liga e Shqipërisë 

Korabi-Flamurtari        1:0 (0:0)

Laçi-Teuta  0:2 (0:1)

Luftëtari-Kukësi  2:2 (1:1)

Vllaznia-Tirana    0:0 (0: 0)   

Skënderbeu-Partizani  1:2 (1:2)

Tabela

1. Kukësi    18     9       9       0       36

2. Partizani 18     9       8       1       35

3. Skënderbeu    18     9       5       4       32

4. Tirana    18     6       9       3       27

5. Luftëtari           18     5       7       6       22

6. Vllaznia  18     4       9       5       21

7. Flamurtari       18     6       5       7       17

8. Teuta     18     4       4       10     16

9. Laçi        18     3       5       10     14

10. Korabi 18     2       5       11     11

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat