Nuk ndihmoi as asistimi i Rashicës

Futboll

Nuk ndihmoi as asistimi i Rashicës

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 12:59
Rashica feston golin

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, me Vitesse-n, u kthyen pa pikë nga ballafaqimi me Feyenoord-in. Vitesse u mposhtë me rezultat 3:1 nga vendasit, në takimin e javës së 17-të të elitës së futbollit holandez. Feyenoord shpallet kampion vjeshtor me 42 pikë të mbledhura, ndërsa Vitesse renditet në pozitën e tetë me 23 pikë. Rashica u paraqit standard, u munduan me shokë por pa sukses që të kthehen me pikë.  Futbollisti i talentuar shqiptar asistoi në minutën e 24-të kur realizoi Tighadouini. Për vendasit shënuan: Elia (15) e Berghuis (42’ e 57’). Rashica luajti deri në minutën e 67-të kur u zëvendësua nga Nathan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat