Spalletti: Juventusi siguroi një avantazh të madh

Futboll

Spalletti: Juventusi siguroi një avantazh të madh

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 12:55
Spalletti

“Dalim shumë keq nga kjo ndeshje pasi duhej të kishim marrë pikë por kjo nuk ndodhi”.

Me këtë fjali e nis analizën trajneri i Romës, Luciano Spalleti pas disfatës në “Juventus Stadium”. Trajneri i kryeqytetasve nuk mund veçse të reflektojë zhgënjim, duke e pranuar se bardhezinjtë i ndihmoi eksperienca dhe cinizmi.

“Ishin më të zotët se ne në aspektin e emrave individualë. Duhet të kapemi pas gjërave pozitive që bëmë në këtë ndeshje por Juventusi e tregoi se është një skuadër e fortë. Kjo fitore e ndihmon të menaxjhojë me qetësi situatën në të ardhmen dhe ne duhet të jemi shumë të zontët për të rikuperuar sa më shumë pikë. Gabuam në disa momente kyç dhe ata e menaxhuan shumë mirë avantazhin. Më pëlqeu sjellja e skuadrës në fushë”.

Në vijim, Spalleti shpjegon arsyen e aktiviziit të brazilianit Gerson në pjesën e parë.

“Kartoni i verdhë e kushtëzoi. E hodha në fushë sepse Juventusi është një skuadër fizike dhe në krahun tjetër Salah nuk luante që prej dy javësh. Nuk më shqetëson aspak mungesa e golit sepse jemi një prej skuadrave që shënon më shumë në kampionat. Tani nuk po e gjejmë në vazhdimësi rrugën e rrjetës por do të mendojmë si të dalim nga kjo situatë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat