Ja sa do të përfitojë Chelsea nga shitja e Oscar

Futboll

Ja sa do të përfitojë Chelsea nga shitja e Oscar

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 20:00
Oscar

Futbollisti brazilian është pranë kalimit në Kinë.

Oscar do të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit, për t’u transferuar te skuadra kineze Shanghai SIPG.

Ekipi që drejtohet nga ish-trajneri i ‘Bluve’, Andres Villas Boas i ka ofruar një kontratë marramendëse futbollistit, por nga ky operacion do të përfitojë edhe Chelsea.

Siç shkruajnë mediat në Angli, braziliani do të shitet për 55 milionë funte, ndërsa ai do të paguhet 20 milionë funte në vit.

Paga e tij do të jetë gati trefish më e madhe sesa paguhej te Chelsea, pasi që ai do të marrë 350 mijë funte në javë.

Oscar është pjesë e Chelseat që nga viti 2012, ku u transferua nga Internacional për 30 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat