Zidane flet për finalen me japonezët

Futboll

Zidane flet për finalen me japonezët

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 17:26
Zidane

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, është optimist se do të fitojnë këtë trofe të çmueshëm. Ai po planifikon një lojë sa më sulmuese për takimin e fundjavës (të dielën, 11.30) kundër Kashima-s, e cila zhvillohet në stadiumin e Yokohama-s. Zidane është i kënaqur me lojën e djelmoshave të tij ndaj Club America-s. Ai është i bindur se trofeun do të çojnë në Madrid, duke pasur parasysh kualitetet që ka skuadra e tij.  “E kemi siguruar finalen. Pjesa e parë ishte paksa e komplikuar pasi që ishim mirë të mbuluar prej kundërshtarit. Por, në pjesë të dytë luajtëm më mirë dhe si rezultat i kësaj edhe realizuam me Cristiano Ronaldon dhe jam i kënaqur me paraqitjen në ndeshje”, ka thënë Zidane. Trajneri i kampionit në fuqi të Europës, shprehet se Kashima ka një ekip të mirë që vrapojnë shumë. “Në finale do të ballafaqohemi me një kundërshtar i cili vrapon shumë, por ne do të luajmë si me çdo rival që kemi përpara. Por, aktualisht ne duhet të pushojmë pasi kemi vetëm disa ditë deri tek finalja dhe e duam trofeun e botërorit për klube”, ka thënë Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat