Manaj drejt kthimit tek Inter?

Futboll

Manaj drejt kthimit tek Inter?

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 16:33
Rey Manaj

Pas konflikteve të fundit që pati Rey Manaj me teknikun Massimo Oddo, duket se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet, pasi në afatin kalimtar të janarit, Manaj do të largohet nga Pescara.

Kartonin e 19 vjeçarit e zotëron skuadra e Interit, që do të thotë se pas largimit nga Pescara, Manaj do të jetë sërish pranë zikaltërve.

Ende nuk dihet nëse do të qëndrojë tek Interi apo do të kërkojë një tjetër ekip, ku mund të aktivizohet rregullisht.

Kujtojmë që fillimi i këtij sezoni ka qenë i mirë për sulmuesin 19 vjeçar, pasi ka arritur të shënojë dy gola me Pescarën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat