Gashi në garë me yjet e botës

Futboll

Gashi në garë me yjet e botës

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 15:28
Gashi

Sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi, në garë për një tjetër çmim individual në Major League Soccer (MLS).  Futbollisti  është nominuar për çmimin “MLS Soshies” nga Federata Amerikane e Futbollit.  Ky është çmimi që jepet për futbollistin më popullor në mediat sociale, që tërheq më tepër vëmendje nga tifozët sa herë që zhvillohen sondazhe, apo edhe me fotografitë dhe videot që publikojnë. Në edicionin e dytë të këtij çmimi, Gashi është në garë me mesfushorin e Neë York Red Bull, Dax Mçarty dhe është dukshëm në avantazh për të kaluar në fazën çerekfinale të anketës.

Pjesë e sondazhit të organizuar nga Federata Amerikane e Futbollit janë edhe yjet e këtij kampionati, si David Villa, Didier Drogba dhe Sebastian Giovinco.

28-vjeçari kuqezi u shpall fitues në garën për Golin më të Bukur të vitit në sezonin e rregullt, me rrjetën e realizuar nga goditje dënimi ndaj Vancouver Wihtecaps.

Në sezonin e parë në futbollin amerikan me skuadrën nga Denveri, Gashi fitoi edhe çmimin “Këpuca e Artë” te Colorado, si dhe çmimin “Lojtari i preferuar i tifozëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat