Oscar pranë largimit nga Chelsea

Futboll

Oscar pranë largimit nga Chelsea

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 19:47
Oscar

Mesfushori brazilian është pranë marrëveshjes me klubin kinez Shanghai SIPG.

Oscar nuk po gjen hapësira në skuadrën e Antonio Contes dhe klubi londinez po mendon shitjen e tij në muajin janar.

Sipas raportimeve që vijnë nga Anglia, skuadra kineze Shanghahi SIPG ka ofruar 60 milionë funte për futbollistin, i cili vet ka pranuar që është në bisedime të avancuara me klubin nga kontinenti aziatik.

Në një intervistë për SportTV, 25-vjeçari ka thënë: “Është 90% e sigurt dhe krejt çka ka mbetur janë edhe disa detaje burokratike”.

Oscar ka regjistruar 203 paraqitje me Chelsean prej se është transferuar nga Internacional në vitin 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat