Larsson tregon se ku gaboi

Futboll

Larsson tregon se ku gaboi

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 18:48
Larsson e Ronaldo

Henrik Larsson, në një intervistë të dhënë për prestigjiozen “FourFourTwo”, ka bërë të ditur se do të donte ta kishte zgjatur më shumë periudhën e huazimit të tij të tij te Manchester United në 2007-ën dhe të kishte provuar shijen e suksesit me “Djajtë e Kuq”.

Ish-sulmuesi i Celtic dhe Barcelona ka shkuar në “Old Trafford” nga Helsinborg në janarin e 2007-ës dhe ka pasur menjëherë ndikimin me ekipin e Ferguson. Larsson ka shënuar në debutimin me “Djajtë” kundër Aston Villa-s në Kupën e Anglisë, para se të bënte të njëjtën gjë kundër Watford në kampionat dhe Lille në Europë.Paraqitja e fundit e suedezit para se të kthehej në shtëpi ka qenë një ndeshje të Kupës së Anglisë të mbyllur në barazim kundër Middlesbrough, teksa skuadra e Aelx Ferguson ka fituar kampionatin atë vit me një avantazh prej gjashtë pikësh dhe ka arritur finalen e parë të Kupës së Anglisë në “Wembley”-in e ri, ku është mundur nga Chelsea.Ky është i vetmi peng që kam në karrierën time”, ka thënë Larsson. “Duhet të kisha qëndruar sepse tani do të kisha medaljen si fitues i Premier League dhe do të kisha qëndruar edhe për një sezon tjetër. Por kisha një kontratë me Helsinborg dhe mendoj se kur nënshkruan një marrëveshje duhet ta respektosh deri në fund. Te Manchester United ka një nivel të lartë profesionalizmi. Kur duhej të merrja pjesë te pagëzimi i fëmijëve të vëllait tim, klubi më vuri në dispozicion një avion për të dërguar atje pas ndeshjes. United kujdeset shumë mirë për të gjithë lojtarët që ka”, ka përfunduar Larsson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat