Conte: Nuk e prisja që Chelsea të ishte kaq i mirë

Futboll

Conte: Nuk e prisja që Chelsea të ishte kaq i mirë

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 18:13
Antonio Conte

“Blutë” kanë fituar nëntë ndeshje radhazi në “Premier League”, madje dhe trajneri i tyre Antonio Conte ka ngelur i mahnitur nga performanca e ekipit të tij. Tekniku italian pranon se forma e mirë që po kalon Chelsea, e ka lënë të surprizuar atë, dhe beson se skuadra e tij mund të bëjë akoma dhe më mirë se forma aktuale.

“Të kesh nëntë fitore radhazi është fantastike, shpresoj që kjo formë të vazhdoj për ne. Kemi punuar e shpresuar për këto performanca, por nuk e mendoja të ishim kaq të mirë në lojë. Një vit më parë askush nuk mendonte që Chelsea të ishte favorit për titull, po ja ku jemi”, u shpreh menaxheri i “Bluve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat