Shqiptarët e Zurich-ut drejt rikthimit në Superligën e Zvicrës

Futboll

Shqiptarët e Zurich-ut drejt rikthimit në Superligën e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 14:01
Sadiku gjatë një aksionit

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku dhe mesfushori Burim Kukeli, me Zurich-un janë drejt rikthimit në elitën e futbollit zviceran. Zurich si mysafirë shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj Winterthur-it, në takimin e javës së 18-të të Ligës së Dytë të Zvicrës (Challenge League). Golat i shënuan: Adrian Winter (65’) e Roberto Rodriguez (90+8’). Sadiku u paraqit titullar, dha maksimumin i cili u zëvendësua në minutën e 66-të, kurse Kukeli qëndrojë në bankë dhe nuk u aktivizua fare. Zurich ka 15 fitore, 3 barazime, me goldallim 48:10, kryeson me 48 pikë ose ka 12 më shumë se Xamax që renditet i dyti. Duhet shtuar se Winterthur nga minuta e 40-të mbeti me një lojtar më pak, ngase Katz u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat