Ja si e komenton Ronaldinho 'Topin e Artë' që e fitoi Ronaldo

Futboll

Ja si e komenton Ronaldinho 'Topin e Artë' që e fitoi Ronaldo

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 12:23
Ronaldinho e Ronaldo

Ronaldinho ka uruar Cristiano Ronaldon pas triumfit të tij në garë për “Topin e Artë”.

Ai po ashtu në mesazhin e publikuar në Instagram ka thënë se sulmuesi i Real Madridit e meritoi çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë, transmeton lajmi.net

“Urime për mikun tim Cristiano, më shumë se e merituar. Arritjet e mëdha me Kombëtaren dhe klubin në vitet e fundit janë rruga e suksesit tuaj”, ka shkruar Ronaldinho në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat