Mavraj me vlerësimin e ri çmend gjermanët

Futboll

Mavraj me vlerësimin e ri çmend gjermanët

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 13:13
Mavraj në duel

Futbollisti Mërgim Mavraj është prej futbollistëve më të mirë në Bundesliga I. Ai është alfa dhe omega e skuadrës së Koln-it e cila fundjavën që e lamë pas barazoi 1:1 me Dortrmundin. “Sportschau.de”, pjesë e rrjetit të televizionit të njohur gjerman “ARD”, e zgjodhi mbrojtësin shqiptar në 11-shen më të mirë duke e rreshtuar përkrah emrave të njohur, si treshen e Bayern Munihut, Robben-Mullerr-Lewandowski.

Vlerësimi për Mavrajn vjen se ndaloi Pierre Emerick Aubameyang, si nuk kishte bërë askush tjetër më parë në Bundesliga I. “Mavraj luajti një rol shumë të madh në faktin që për herë të parë, Aubamejang nuk bëri asnjë gjuajtje në portë gjatë një ndeshjeje të Bundesligës. Përveç kësaj, mbrojtësi i Koln-it fitoi 85% të dueleve të tij dhe e mbylli ndeshjen pa asnjë faull të shkaktuar”, shkruan “Sportschau”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat