Costa i solli tri pikë të arta Chelsea-t

Futboll

Costa i solli tri pikë të arta Chelsea-t

Nga: K.G. Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 14:53
Costa shënon

Fitore e vështirë për shumë e ëmbël për ekipin e Chelsea-t e cila ruajti diferencën trepikëshe nga vendi i dytë. Futbollisti spanjoll, Diego Costa, ka qenë protagonist i triumfit të Chelsea-t me rezultat 1:0 ndaj West Bromwich-it. Mysafirët qëndruan deri në minutën e 76-të, kur pas një veprimit të shpejtë të vendasve, Diego Costa gjendet brenda 16-shit dhe nga afërsia shënoi për 1:0.  Chelsea kryeson me 37 pikë, tri më shumë se Arsenali që renditet në vend të dytë, ndërsa West Bromwich është në pozitën e 8-të me 20 pikë pas 15 jave në Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat