Dënohet tifozi, i dha hamburger kalit...

Futboll

Dënohet tifozi, i dha hamburger kalit...

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 15:50
Kali

 

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Një tifoz i Celticut është gjobitur me 90 funte (rreth 100 euro) pasi ia ofroi hamburgerin kalit të policisë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndërmjet ekipit të tij dhe Manchester Cityt.

Policia e Manchesterit ka shkruar të mërkurën në rrjetet sociale, duke treguar se kali, i quajtur Lancaster, është në gjendje stabile pas këtij incidenti.

E njëjta polici më vonë konfirmoi se personi është liruar, por që kuleta e tij është zbrazur paksa.

Ky ishte një rast i rrallë dhe i paparë ndonjëherë, ndërkohë që policia ka konfirmuar se tifozi ishte i dehur dhe në gjendje aspak stabile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat