Turpi i një lige, Kosova dhe Shqipëria mbeten jashtë

Futboll

Turpi i një lige, Kosova dhe Shqipëria mbeten jashtë

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 11:14
Ilustrim

Pa Kosovën dhe Shqipërinë nuk do ta ketë shijen e saj Liga Ballkanike në futboll për të rinj.  Prandaj, ky është një turp që të lihet jashtë kësaj lige Kosova dhe Shqipëria.

Bëhet fjalë për organizimin e një turneu për të rinjtë në futboll, ku do të jetë pjesëmarrja e ekipeve përfaqësuese nga Kroacia, Bosnja, Sllovenia, Hungaria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia. Në lidhje me këtë organizim, është mbajtur edhe një takim me përfaqësues të këtyre institucioneve të futbollit në vendet respektive.

Shumë shpejt pritet që të startojë Liga ballkanike e të rinjve. Nga sa bëhet me dije në një komunikim të federatës kroate të Futbollit, mësohet se në një takim të pritur nga kjo e fundit kanë munguar vetëm dy federata: ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës. “Federata e Futbollit të Kroacisë ka pritur përfaqësues nga Hungaria, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Sllovenia, në një takim ku u diskutua fillimi i ligës së përbashkët”, thuhet në njoftimin e Federatës së Kroacisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat